Pesë fanellat më të shitura te Barcelona – përfshihen dy lojtare të ekipit të femrave

10 months ago 7

Janë zbuluar tashmë pesë lojtarët që kanë shitur më shumë fanella të Barcelonës këtë sezon 2023/24.

Faqja e njohur sportive AttackingThird ka zbuluar emrat e pesë lojtarëve që kanë shitur më shumë fanella të Barcelonës.

Çuditërisht, dy lojtare të Barca Women kanë përfunduan në top pesëshe duke treguar se fanellat e tyre janë shumë të lakmuara.

Robert Lewandowski kryeson listën e lojtarëve me më shumë fanella të shitura, pavarësisht fillimit të tij të ngadaltë të sezonit.

Pas tij vijnë dy yjet spanjolle, Pedri dhe Gavi, ndërsa në pozitat katër dhe pesë renditen, Alexia Putellas dhe Aitana Bonmati.

Një fanellë origjinale e Barcelonës kushton 100 euro në dyqanin zyrtar të klubit. /Telegrafi/

Read Entire Article