Pesë lojtarë shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë në ligat evropiane

8 months ago 16

Lojtarët shqiptarë po vazhdojnë shkëlqimin e tyre në ligat evropiane, derisa këtë gjë e bënë edhe në fundjavën që shkoi.

Amir Rrahmani luajti për 90 minuta në barazimin 1-1 të Napolit me Genonan në kuadër të javës së 25-të në Serie A, ndërsa u vlerësua me notën 7.8 për paraqitjen e tij nga Sofa Score.

Paraqitje mbresëlënëse pati Ermal Krasniqi te Rapidi i Bukureshtit, në fitoren 2-0, ku luajti për 75 minuta, duke shënuar një gol dhe dha një asistim, derisa u notua me 9.3.

Bashkëlojtari i tij, Albion Rrahmani pati po ashtu një paraqitje fantastike, duke marrë vlerësimin 7.7, ndërsa shënoi një gol në 90 minuta lojë.

Albin Berisha, në anën tjetër kishte një debutim ëndrrash te Pertroluli në Rumani, duke shënuar golin e fitores në, ndërsa luajti për 45 minuta.

Performancë të mrekullueshme pati edhe Donat Rrudhani te Lausanne, duke u notua me 8.2 në paraqitjen e tij 90 minutëshe, derisa realizoi një gol. /Telegrafi/

Read Entire Article