Petar Bojo nga Bosnja,  bëhet përforcimi i parë i Voska Sport

9 months ago 22

Mesfushori nga Bosnja dhe Hercegovina, Petar Bojo është bërë përforcimi i parë në afatin kalimtar të janarit te skuadra e Voska Sport që garon në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Ekipi shqiptar nga Ohri ka bërë të ditur sot marrëveshjen me futbollistin boshnjak, ku kanë publikuar disa foto përmes rrjeteve sociale pas firmosjes së kontratës.

Petar Bojo te Voska Sport vjen nga Igman Konjic, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Zrinjski Mostar, Zeljeznicar, Mladost Kakanj, NK Vitez, Shirok Brijek dhe Jihlava.

Ai numëron 143 ndeshje, 18 gola dhe 8 asiste në elitën e futbollit boshnjak, përderisa në sezonin 2021/22 ishte shpallur edhe kampion me Zrinjski Mostar./Telegrafi/

Read Entire Article