Petkoviç del në konferencë të jashtëzakonshme pas deklaratës së Kurtit: Është gënjeshtër!

10 months ago 19

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media pasi kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se nga Serbia po planifikohen sulme të reja kundër Kosovës.

Petkoviç e cilësoi si “një gënjeshtër absolute” deklaratën, teksa tha se Kurti po synon të krijojë kriza dhe “ta largojë vëmendjen nga gjendja e keqe ekonomike dhe përplasjet e shumta në Kosovë duke sulmuar verbalisht Beogradin dhe duke përmendur ngjarjet nga Banjskë.

Është një gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për një sulm. Nuk ka stërvitje në terrene, është një mënyrë për të shmangur detyrimet që ka në dialog, sepse tani kemi ardhur në momentin që të flasim për hapa konkretë, për formimin e Asociacionit”, tha Petkoviç, raporton RTS.

Pak pasi kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se Rajdojçiç po përgatit sulme të reja kundër Kosovës, misioni i KFOR-it në Kosovë ka publikuar fotografi të ushtarëve amerikanë duke patrulluar në afërsi të Leposaviçit. KFOR ka theksuar se është e fokusuar plotësisht për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

Top Channel

Read Entire Article