Kënga e Mamicës, isoja e Mimi di Puçinit dhe ditëlindja e Klosit!
Mamicës vetëm një preteks i kishte munguar për të shfaqur lirizmin e saj atë ndërthurje kërshërore rrënqethjesh e tingujsh.
Ditëlindja e Klosit ndonëse e thirrur në fshehtësi se mos Lideri në perspektivë Gazi dhe Kryezëvendës Lideri Muli, pasuar nga kalorës të tjerë, mund t’ja behnin aty si besimtarë të patundur të lirisë dhe t’ja merrnin tepsitë me qofte e kusitë me pilaf për të ushqyer luftëtarët e revolucionit, duke lenë me gisht në gojë Etjenin e Dilon prapëseprapë, vetëm pas shumë orësh e kapu pikun e vet.
Mbyllen dyert me shula, vunë ca arka nga pas dhe qepenat e saraçineskat ulen. Kur të gjithë të sigurt se askush nuk do trokiste në derë dhe asnjë hije nuk do shfaqej në dritare, ashtu të përdellyera nga gëzim i festës dhe nga gërryerja që shkaktonte muzika xhaz, Mamica dhe Mimi di Puçini brofen drejt një divani i cili në gjysëm errësirë ngjante me një tempull të ahengut të epërm. Kur të gjithë i hidhnin gjyrykut verë, e cila si përrua vërshonte aty lugjeve pa pengesa në mes të sallës si thagem e epërme u dëgjua zëri i Mamicës, ashtu intens, një me xhanin, i thellë me rrënjët te kujtesa e një kohe pa mbarim, me shikimin drejt një përhumbjeje që tejkalon ëndërrat.
Çuçit i pikoi mideja llaftar dhe një ‘au iu au iu’ leshoi në ajër si rakete patriot qe fluturon drejt kenaqesise per të shkaterruar çdo brengë e maraz teksa Mamica ende më e shtronte zënë e qashter në temjan.
Ulsiu sapo erdhi lypi diçka me lugë. Tasqebap i sollen. Shtermbëroi turinjtë por se lëshoi veten, mendoi që koprac i madh ky Klosi që bën ziafet, për të mbledhë dhurata e ja na qet gjepura për të ngrënë.
Pat uri dhe e mbaroi të gjithën ashtu buzëvarur, por nuk kaloi shumë dhe dëgjoi si të prera në stomak. I ndenjur kishte qënë ai helm dhe iku i pari. Shalsi me shikimin përqendruar tek një tufe me kallamboqa, varur në tra përvajshëm nanuriste një melodi “O Mari Maria faqe gurabia, o Marjane Marjana faqet me nishana”!
Kur të gjithë po gëzonin me dalldi, Çyrbja si bombë në mes të sallës tha “me shkruajnë se Luan Baçi me krifen e tij si Akili dhe Mond Spaho me një qyski në dorë janë parë këtej rrotull”! Filloi vaji e piskama. U fikën drita, vetëm sytë e Ogit bënin dritë si qiri shprese. Klosit i dridhej mjekrra, “sot ditën e përvjetorit tim e gjetën këta lugetër që mos bëfshin hajër?!”. Antoneta Dhimua i lëmonte kokën me dorë dhe e tërhiqte, që të fshihej në një dollap enësh.
Niko me një radio marrëse përpiqej të lidhej me ushtrinë po nuk kishte valë.
Tao mbahej dhe aty per aty krijoi një shtab vetëmbrojtjeje. “Mos bini në panik keshilloi, policia ka makina të reja që jua rrembyem miseve do mberrijnë shpejt por mbajeni mend kur PD të ketë Krishtelindjen e vet ose Lulelindjen dhe portreti i tij engjullor te shfaqet mbi tavan, bash atehere Vullnet Sina, Xhemal Qefalia dhe Nasipi të mbeshtjelle me gjelle do afron ngadalë sikur janë peme dekorative dhe do hedhin tymuese pastaj do hyme ne trimat dhe do i perdafim”. Vetem kur Çyrbja tha bëra shaka Etildes ju thanë lotet e ngrohte. Erdhi ora per të hapur peshqeshet! Natyrisht vemendjen më të madhe e mori ajo e Babos i cili i kishte mbeshtjelle një pistolete loder me gogla. Nuk dinin ç’të thonin, si ta interpretonin. Braçja i dha zgjidhje. Babua e di që lufta do bëhet më e ashper dhe të duhet ca kohe të stervitesh me ketë dhe në pranvere si partizani Velo do e kesh të vertetë se keshtu ka bërë dhe me mua. Damua nxorri me solemnitet një bust të Babos në allçi. Bëji dua tri herë në ditë këtij ky të bën ky të zhben. Tezja më origjinale “Kurbanin” te shkruar me filigramë la në dorë. Bela një grusht me dhe nga kantieret e reja. Po kjo mendoi i ziu do me mbulojë me të? E falenderoi po mbeti i keqkuptuar. Tao i la një zarf. Ishte një fotografi e Ditmarit.
Laerti një lotore të plasaritur bosh. Bujari i Lushnjes një kurth metalik per dhelpra. Ismet Beqiri një parfum bërë me djersen e mallakastrioteve. Gjeneral Kollçaku një helmete. Kur Petro Koçi me solemnitet i la poezite e veta aty Klosi su mbajt më dhe ju kthye “po çi deshe pse u harxhove, kjo është teper”. Petrua e qetesoi, “i kam shkruar per Babon, partinë dhe kunder ballisteve, të edukojnë ideologjikisht”. Fatmiri një qeleshe dhe një shall të kuq. Klosi i madhengjyer mbajti një fjalim siç di ai të cilin e mbylli me fjalet “siç ta duan të miren shoket e partise nuk ta do as hasmi”!
Me mirë unë edhe pse ende në fazen e gabimeve si shoku ynë Tili në 36 vjetorin e atij qerrata Salianj pime vere të mirë dhe levduam gjithë boten. Më pas një cope herë medituam mbi melankolinë e Jorushit të Tabakeve atë mjegull që boten e bën me të mistershme dhe fatin e Opozites ku e ku më shumë. Pastaj Salianji tha boll medituam eja ikim. Grida me kishte thirrur në emison dhe duhej të behesha esëll se perenditë nuk të falin!
Top Channel