Pjesa e parë ‘më e gjatë’ ndonjëherë – Gjyqtari dha 21 minuta shtesë në një ndeshje në Bundesliga, arsyeja është mjaft interesante

8 months ago 18

Union Berlini mori epërsinë ndaj Wolfsburgut falë golit të Danilho Doekhi, gol ky që u shënua njëkohësisht në minutën e 70-të dhe pak para përfundimit të pjesës së parë.

Në atë që doli të jetë një ndër golat më të çuditshëm, mbrojtësi Doekhi i dha avantazhin ekipet e tij teksa në ekran shfaqej minuta e 70-të e ndeshjes, kjo për shkak se ishin dhënë 25 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

Gjyqtari kryesor i takimit nuk kishte tjetër zgjidhje pos të shtyente vazhdimin e ndeshjes, pasi tifozët hodhën topa të tenisit në fushë në shenjë proteste ndaj investimeve të huaja në ligë.

Protesta e ditës së sotme ishte e dyta në ditët e fundit në Bundesliga, pasi kujtojmë që të njëjtin gjest e kishin bërë edhe tifozët e Dortmundit, duke hedhur topa tenisi në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Freiburgut.

A 21 min first half stoppage time has been added for Union Berlin vs Wolfsburg after fans halted the game throwing tennis balls into the pitch protesting against potential outside investors in the league 🎾

You won't see this anywhere else in the world 🇩🇪#Bundesliga #FCUWOB pic.twitter.com/ia3hgsx8NX

— DW Sports (@dw_sports) February 10, 2024

Strategjia e propozuar e bashkëpunimit do të lejonte investimet e firmave të huaja, të cilat do të ndanin rreth 8 për qind të të drejtave komercial të elitës së futbollit gjerman për 20 vitet e ardhshme.

Pasi shkaktuan befasinë sezonin e kaluar duke përfunduar në top katërshe, Union Berlini tani e gjen veten në luftë për mbijetesë në Bundesliga.

Fitorja ndaj Wolfsburgut ishte një shtysë e madhe për Union Berlinin drejt arritjes së këtij qëllimi dhe këtë rezultat pozitiv do të shpresojnë se do ta përsërisin edhe një herë tjetër ndaj Kolnit javën e ardhshme./Telegrafi/

Read Entire Article