Pjesë e grupit që pastronte paratë e klanit “Bonavota”, kush është shqiptarja në bankën e të akuzuarve

10 months ago 8

Balkanweb app Get it on Google Play

Një hetim anti mafia për pastrim parash i quajtur “Rinacita Scott 3-Assocompari” kundër klanit Bonavota të Sant’Onofrio, ka përfunduar dhe cështja do të shkojë për gjykim në Itali.

Krahasuar me njoftimin e përfundimit të hetimeve paraprake, kërkesa i është përcjellë magjistraturës së rrethit për 5 të dyshuar më pak nga fillimi hetimeve. Mes personave që do të gjykohen është edhe shqiptarja Sona Vesholli, 30-vjeç, lindur në Shqipëri dhe banuese në Turin.

Hetimi, i vërtetuar nga përgjimet dhe nga bashkëpunëtorë të ndryshëm të drejtësisë, do të kishte dokumentuar anëtarësimin e klanit Sant’Onofrio me katër subjekte, njëri prej të cilëve, për të lehtësuar veprimtaritë e pastrimit të parave në favor të bandës, do të kishte krijuar një sërë shoqërish italiane, hungareze dhe qipriote, të regjistruara në mënyrë fiktive në emër të palëve të treta.

Dinamika që qëndron në themel të një mashtrimi, të kryer në vitin 2017, ndaj investitorëve nga Omani, të cilët kishin paguar shumën prej një milion eurosh me premtimin për marrjen e 30% të aksioneve të një kompanie, së cilës i kishte një kompleks imobiliar në Budapest.

Më pas u krye një sekuestrim parandalues që synonte konfiskimin e aseteve dhe kompanive me vlerë rreth 3 milionë euro. Hetimi, i zhvilluar në një kontekst kompleks të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë gjyqësore me autoritetet hungareze, qipriote, franceze, daneze dhe britanike dhe me koordinimin e Eurojust, përdori gjithashtu bashkëpunimin e Njësisë së Inteligjencës Financiare (FIU) të Bankës së Italisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article