Lihet në fuqi masa e sigurisë për efektivin e policisë Erjon Goxhara.
Ky i fundit ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të shtetasi Lorenc Kosta.
Goxhara ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike. Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb