Plagosi me armë 40-vjeçarin në mes të Shkodrës, identifikohet autori, policia ende në kërkim të tij

10 months ago 13

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për plagosjen e shtetasit A. C., 40 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit D. B., 59 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur shtetasin A. C., për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit D. B.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article