Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me mjet prerës të një 15 vjeçari gjatë një konflikti, të ndodhur në qytetin e Kukësit, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Kukës, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15 vjeçarëve.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari.
Veprimet hetimore po kryhen në praninë e psikologut, Prokurorit dhe familjarëve të të miturve.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb