Plani i Real Madridit për ta lehtësuar transferimin e Mbappes është shitja e super yllit

8 months ago 13

Duket gjithnjë e më shumë gjasa që Kylian Mbappe më në fund të përfundojë si lojtar i Real Madridit këtë verë.

Të enjten, u raportua se 24-vjeçari i ka thënë Paris Saint-Germain se do të largohet kur t’i skadojë kontrata në fund të sezonit, ndërsa i tha gjithashtu klubit spanjoll se synon të nënshkruajë me ta.

Ardhja e afërt e Mbappes do të thotë se sulmi i mbushur me yje të Real Madridit do të jetë i mbushur, por me plotë kuptimin e fjalës i mbushur.

Ai do t’i bashkohet Vinicius Junior, Rodrygos, Jude Bellingham, Brahim Diaz, Joselu Mato dhe Arda Guler në opsionet sulmuese për trajnerin Carlo Ancelotti, edhe pse kjo mund të jetë e tepërt për presidentin Florentino Perez.

Mundo Deportivo kanë pohuar se Mbappe do të zëvendësojë Rodrygon në skuadrën e Real Madridit, me kusht që nënshkrimi i tij të finalizohet. Më tej, ata thonë gjithashtu se 23-vjeçari mund të shitet edhe në verë si pasojë.

Në realitet, do të ishte shumë e pamundur të shihej se Real Madridi të ndahej me braziliani. Nuk ka dyshim se ai ka pasur një sezon të paqëndrueshëm deri më tani, por ai është një futbollist cilësor dhe të luash përkrah Mbappe vetëm do ta bëjë atë edhe më të mirë.

Raportohet po ashtu se Paris Saint-Germain është skuadra e interesuar për shërbimet e Rodrygos dhe mund t’i hakmerret Realit për rrëmbimin e Mbappes. /Telegrafi/

Read Entire Article