Tensionet jashtë ambienteve të Kryesisë kanë penguar mbarëvajtjen e jetës parlamentare.
Ndërsa Komisioni i Ekonomisë po zhvillohet online, mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka përfunduar vetëm disa sekonda pasi ka nisur. Mbyllja e takimit te “Ligjet” ka vijuar me debate të ashpra mes opozitës me kolegët deputetët e mazhorancës.
Dashnor Sula i është kthyer ashpër Arben Pëllumbit dhe Klotilda Bushkës duke u shprehur i dhunuar pavarësisht se nuk kishte bërë asnjë shkelje gjatë tensioneve në hyrje të Kryesisë së Kuvendit.
Sula: Po na rrahin o Arben.
Turp të keni, turp. Nuk jam hajdut! Por të më mbyllni derën, ça jeni ju? Ca të bëjmë ne? Të shtyjmë njëri tjetrin? Si e mbyllët derën? Kush e mbylli? Gjej një rast kur i mbyllet dera deputetëve? Gjeni një rast?!
Bushka: Nuk u ndaluan kolegët, Garda ndalon ata që janë të përjashtuar.
Sula: Ky është turp. Më dhunove atje o motër, të duket normalitet ty? Më tregoni tani një muhabet. Keni humbur logjikën! Merruni me Saliun ose Nokën, ç’punë ke me këtë?!
Bylykbashi: Rregulloren nuk mund ta përdorni si mjet ndëshkimi.
Top Channel