“Po bëhet e vështirë, të gjithë duan të na mundin” – Alonso flet për ndeshjen e ardhshme në të cilën nuk do të jetë në stol

5 months ago 3

Bayer Leverkusen po synon të zgjasë serinë e tyre të jashtëzakonshme prej 47 ndeshjesh të pamposhtur këtë sezon, por nuk do të jetë detyrë e lehtë dhe këtë e ka pranuar të premten edhe trajneri i kampionëve gjerman, Xabi Alonso.

Kampionët e sapokurorëzuar të Bundesligës iu afruan tre trofeve pasi mposhtën Romën 2-0 jashtë shtëpisë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës të enjten dhe arritën gjithashtu në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Kaiserslautern.

Leverkusen, i cili i dha fund dominimit 11-vjeçar të Bayern Munichut me titullin e parë të Bundesligës dhe siguroi trofeun e tyre të parë që nga viti 1993.

“Ne duam të qëndrojmë të pamposhtur dhe e dimë se çdo javë bëhet më e vështirë. Të gjithë duan të na mundin”, ka thënë Alonos.

Spanjolli 42-vjeçar do ta shikojë ndeshjen në Frankfurt nga tribuna pasi mori kartonin e katërt të verdhë të sezonit gjatë barazimit 2-2 të skuadrës së tij me VfB Stuttgart javën e kaluar.

“Ju mund ta shihni lojën më mirë nga tribuna, dhe unë mund të komunikoj me bankinën. Do të më mungojë kontakti i drejtpërdrejtë me ekipin gjatë lojës, por lojtarët janë mjaft inteligjentë për të marrë vendime individuale për situatat në fushë”, ka thënë Alonso. /Telegrafi/

Read Entire Article