“Po bëhet një sulm i organizuar ndaj turizmit”, Rama: Videot që qarkullojnë në rrjet janë të rreme, kemi më shumë turistë se kurrë

3 months ago 7

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara kryetarëve të bashkive, deklaroi se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar.

Rama tha se Kosova nuk na ka braktisur, pasi 1.7 milionë qytetarë nga Kosova kanë ardhur në Shqipëri. Sipas kreut të qeverisë, fluksi i turistëve është rritur me 86 përqind. Gjithashtu, Rama kishte një mesazh edhe për operatorët turistikë të hoteleve, duke thënë se duhet të shqyrtojnë çmimet në hotele.

Edi Rama: Sot ka sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Të gjithë janë të skandalizuar nga video, lajme, komente të rreme dhe të manipuluara e bëra me qëllim, që duan të thonë që këtu nuk ka ardhur njeri. Faktet janë në terren e nuk kemi pse të merremi me ata që janë pjesë e këtij sulmi të organizuar që vjen nga disa anë. Shumë profile false përdoren për këtë sulm. Shqipëria ka rritur fluksin e turistëve me 86 përqind, duke shënuar rekord. Është shumë e ulët për të thënë se shqiptarët e Kosovës kanë braktisur Shqipërinë, pasi vetëm për pak kohë 1.7 milionë shqiptarë të Kosovës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.

Ka rritje të turistëve turq, polakë që janë mbi 100 mijë. Qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as i imponojnë dot. Është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve. Ju duhet thënë se kjo që po ndodh është strategji vetëvrasëse. Rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me kosto të braktisjes në vitet në vijim. Çmimet duhet të jenë të arsyeshme, askush nuk mund t’ua imponojë, por është duhet një logjikë normale. Durrësi, Shëngjini dhe Velipoja janë stabël. Vlonjatët janë molla e sherrit, pasi tani që Vlora është bërë kaq konkurruese, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur aq shumë, sa do bien vetë në gropin e gjoksit të tyre. Plazhi publik në Sarandë është i lirë për të gjithë, menaxhohet nga bashkia. Njerëzit ta dinë se plazhet publike janë aty.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article