“Po diskutojmë format e reagimit…”, Flamur Noka flet për përshkallëzimin e aksionit opozitar

1 year ago 9

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se ndaj opozitës po ushtrohet represion dhe regjimi siç e cilëson ai, qeverinë aktuale, po emëron opozitën.

I ftuar në “Opinion” në News 24, ai thekson në përshkallëzimi i qëndrimeve të opozitës në Parlament, vjen pasi socialistët rrëzuan gjashtë kërkesa për komision hetimor.

“Ne jemi duke diskutuar format e reagimit ndaj këtij regjimi dhe represioni që po ushtrohet ndaj opozitës. Askund kjo mënyrë se si regjimi sillet me opozitën nuk është parë veçse në ato sisteme ku instalohet diktaturë. Nuk është parë që regjimi të rrëmbejë vulën dhe të emërojë një fake opozitë. Gjashtë kërkesa për komision hetimor janë bërë dhe mazhoranca i ka hedhur në kosh. Kushtetuta thotë se kur mblidhen 35 firma automatikisht miratohet ngritja e komisioneve hetimore. Ne jemi të votuar nga populli opozitar. Janë të drejta të shqiptarëve që po dhunohen.  Ka një vullnet për të dhunuar demokracinë dhe instaluar monizëm dhe për të bërë një opozitë kineze të emëruar”, thekson Noka.

“Ne nuk jemi këtu për t’i bërë fresk regjimin. Shyqyr që na hap News 24 të drejtën e fjalës se për ju as frymën s’do të na lejonit të merrnim”, shtoi ai drejtuar deputetit socialist, Petro Koçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article