Të tjera detaje mësohen në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë dhe që dyshohej se kishim të bënim me një rrëmbim të një vajze 2-vjeçare në një market në Tiranë.
Policia ka identifikuar dhe ka marrë në pyetje gruan, e cila mori për dore të miturën dhe doli bashkë me të jashtë marketit. Ajo është një 57-vjeçare dhe dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se gruaja ka thënë përpara oficerëve të policisë se thjesht po luante me vajzën. “Po luaja me vajzën. I dhashë një çokollatë dhe dola jashtë. Nuk kisha synim ta rrëmbeja, por thjesht po luaja”, ka thënë gruaja.
(balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb