Grupi parlamentar i PS është duke parë pamjet e seancës plenare të së hënës për të identifikuar kush e futi zhurmuesin.
Bazuar në pamjet filmike do të vendoset për propozim ndëshkimi në Këshillin e Etikës dhe të Mandateve.
Në të parën seancë plenare per 2024 deputetët e rithemelimit në parlament ndryshuan strategji. Nuk u përfshinë në ndjezjen e flakadanëve por arritën të prodhojnë një zhurmë konstante në sallë.
Mos përdorimi flakananëve shikohet si një vetëfrenim nga opozita në mosmarrjen e ndëshkimeve të forta deri në 60 ditë përjashtim sipas ndryshimit te regullores së psrlamentit.
Me doza të forta ironie socialisti Erion Brance nga brenda sallës së parlamentit e komentoi zhurmën si: “CAJKOVSKI NE PARLAMENTIN E SHQIPERISE”.
Sipas tij, “ZHURMA E RE E NJE OPOZITE QE URREN PARLAMENTIN”.
Erion Brace më tej në koment thotë se “Prej dy muajsh FJALEN se le ZHURMA dhe ka vec nje kusht:
Ose qani e vajtoni per Salih Berishen, ose nuk ju leme te flisni”.
Top Channel