Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

5 months ago 10

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur shumë i befasuar me sulmuesin anësor, Ian Maatsen, i cili luan te Borussia Dortmund, por është në huazim nga Chelsea.

Maatsen ishte ndër më të mirët e Borussia Dortmundit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve përballë PSG-së, ku gjermanët fituan 1-0.

22 vjeçari u huazua gjatë afatit të janarit nga Chelsea te Borussia Dortmundi dhe te ‘milionerët’  gjerman është përshtatur shumë mirë, gjë që ka tërhequr vëmendjen e Pep Guardiolas.

Trajneri spanjoll e pëlqen shumë dhe kërkon ta ketë nën urdhrat e tij duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ndërsa çmimi i tij sillet rreth 40 milionë euro.

Maatsen është grumbulluar me Holandën, por ende nuk ka arritur të debutojë., ndërsa gjatë këtij sezoni mes Londrës dhe Dortmundit, ai ka 34 ndeshje në total, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime. /Telegrafi/

Read Entire Article