Pochettino tregon përse e la Brojën në stol

9 months ago 29
18:38 10/01/2024

Trajneri i Chelsea tha se rekuperimi i sulmuesit kuqezi duhet menaxhuar mirë

Mauricio Pochettino shpjegoi vendimin e tij për të lënë Armando Brojën në stol, me Chelsea që e humbi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup kundër Middlesbrough.

Blutë e Londrës vazhdojnë që të vuajnë mungesën e rezultateve pozitive radhazi.

Tekniku argjentinas shpjegoi në përfundim të takimit në “Riverside Stadium” se përse mungoi goli.

Armando luajti pas 60 minutave dhe ne prapë nuk krijuam shumë raste. Nuk mund të them se varet nga njëri lojtar apo tjetri. Armando vjen pas një dëmtimi, i cili e detyroi të qëndronte jashtë fushave për një vit. Ne duhet ta menaxhojmë mirë rikthimin e tij në fushë. Pas tri ditësh kemi një tjetër ndeshje ku ai mund të luajë titullar. Është e vështirë për një lojtar si ai që të luajë tri ndeshje në 7 ditë! Ndaj nuk luajti që nga minuta e parë përballë Midëllsborout”.

Por Poçetino vuri re edhe një tjetër vështirësi për sulmuesin kuqezi.

 “Kur u fut në fushë nuk u kuptua me Mudryk! Ishte e vështirë për të dy për t’u lidhur, vështirë për të krijuar shanse dhe në fund ata nuk ndihmuan duke shënuar apo duke ndryshuar rezultatin.”

Broja gjeti golin në fitoren e Çelsit ndaj Preston, në takimin e vlefshëm për Kupën FA.

Në këtë sezon, lojtari kuqezi ka shënuar 2 gola në 16 takime në të gjitha kompeticionet.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article