Pochettino vlerëson Brojën

9 months ago 17
13:22 07/01/2024

“Mes më të mirëve në Europë, por duhet të përmirësohet çdo ditë”

Armando Broja me golin e tij i hapi rrugën Chelsea drejt fitores 4 – 0 me Preston sfidë e vlefshme për turin e tretë të FA Cup. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar në takimin e së shtunës dhe realizoi në minutën e 58’. Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino beson te cilësitë e Brojës, por duke shtuar që duhet të përmirësohet çdo ditë.

“Aftësitë e tij janë befasuese. Po flasim për një nga sulmuesit e rinj më të zotë në Angli dhe Europë. Problem është që ai duhet të shikojë përpara dhe ne do ta ndihmojmë që të kuptojë që nuk duhet të kënaqet me kaq. Pritshmëritë janë të mëdha dhe ne besojmë tek ai”.

Pochettino thotë se Broja ka nevojë ende për kohë pas lëndimit që e mbajti gjatë pa luajtuar.

“Qëndroi thuajse një vit jashtë fushës për shkak të dëmtimit dhe natyrisht ka nevojë për kohë. Nuk është e lehtë për të që të luajë në nivelin që ne presim. I kam thënë që të buzëqeshë. Bëjmë gjithmonë shaka rreth kësaj që duhet të buzëqeshë që të ketë sa më shumë energji pozitive dhe të jetë i lumtur”.

Vazhdimisht ka patur interesim nga skuadra të tjera për Armando Brojën, por te Chelsea duan ta mbajnë ku është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2028.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article