Polemika në Ukrainë-Itali

10 months ago 11
23:58 21/11/2023

Të kaltrit u kualifikuan pas barazimit 0-0 ndaj përfaqësueses ukrainase, që pretendoi për penallti në shtesë. Italia u kualifikua në Euro 2024 pasi barazoi 0-0 kundër Ukrainës në ndeshjen e fundit kualifikuese të Grupit C. Por ukrainasit mund të sigurojnë ende një vend në play-off.

Kampionia në fuqi e Europës, e mbylli në vend të dytë me 14 pikë, po aq sa edhe Ukraina, por me paraqitje më të mirë në përballjet direkte. Por ukrainasit, që kurrë nuk kanë fituar ndaj italianëve, pretenduan për një penallti pas ndërhyrjes së Kristanës ndaj Mudryk në kohën shtesë. Trajneri Serhi Rebrov shprehu pakënaqësinë e tij për gjykimin.

“Ata e kontrolluan dhe mendoj se vendosën që nuk është penallti. Siç thashë, nga këndvështrimi im, kjo ishte një penallti, por sërish, unë nuk isha pjesë e episodit dhe ka të bëjë vetëm me emocionet e mia”.

Edhe në mediat ukrainase pati kritika për gjykimin, ndërsa u pretendua për një 11-metërsh të mohuar. Por te Ukraina ende shpresojnë se do të jenë në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit për herë të katërt radhazi.

Ndeshjet play-off do të luhen në mars, ndërkohë që shorti do të hidhet më 23 nëntor.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article