Një raportim për njerëz të dyshimtë në një shtëpi në Weststrasse në Rennerod, ka çuar policinë gjermane në zbulimin e një tentative vjedhje.
Oficerët që mbërritën me shpejtësi gjetën dy autorë të dyshuar në objektin e banimit në fjalë.
Megjithatë, policia ka mundur të arrestojë vetëm njërin nga dy personat. 30-vjeçari shqiptar tentoi të arratisej, por u pengua nga efektivët dhe u arrestua. Autori i dytë u arratis dhe është ende në kërkim.
Nuk dihet ende drejtimi i ikjes së tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb