Policia kontroll “Benz”-it të 26-vjeçares në Bajram Curr, arrestohet pasi i gjendet një… thikë

9 months ago 31

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E. B., 26 vjeçe, banuese në Bajram Curri.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Benz” me të cilin ajo po qarkullonte në aksin rrugor “Bajram Curri-Dubravë”, u gjet 1 mjet prerës (thikë), që e posedonte pa leje, kjo shtetase.

Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article