Policia përfundon krehjen e zonës dhe bastisjet në Banjskë/ Kurti: Vuçiç donte ta kthente manastirin në kullë të Jasharajve

1 year ago 13

Policia e Kosovës ka përfunduar krehjen e zonës dhe bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, dy ditë pas përleshjeve të armatosura, ku mbeti i vrarë një polic dhe tre sulmues të dyshuar.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandat Vuçiç dëshironte të shndërronte manastirin e Banjskës në kullë të Jasharajve.

Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë. Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka thënë Kurti.

Top Channel

Read Entire Article