”Politika si ide” promovohet edhe në senatin italian, Valetina Leskaj: U ndjeva mirë që libri im mori vëmendje jashtë vendit. Tregon se…

10 months ago 22

Valentina Leskaj e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” nga gazetarja Nisida Tufa në News24, foli për librin e saj “Politika si ide”,  i cili u promovua në Senatin Italian, në praninë e Përfaqësuesve të Dhomës së deputeteve të Italisë, personazheve të njohur të jetës politike e kulturore të vendit fqinj.

Leskaj u shpreh se u dje shumë mirë që libri i saj mori vëmendje edhe në senatin italian.

“Për herë të parë një libër i botuar në Itali u promovua në senatin italian. Morën pjesë shumë personalitete, senator, deputetë, gazetarë dhe përfaqësues së lartë. E gjithë ceremonia u transmetua në kanalin italian. Ju e dini sa e rëndësishëm është të hapet një hapësirë e tillë. U bë vlerësim i lartë për librin. Jo vetëm që u mësua për Shqipërinë, por edhe më shumë.

Ajo që më bëri përshtypje është se ka një diferencë mes asaj që lexon, studion. Leximi ishte shumë serioz, ishte nënvizuar. Tjetër gjë që dua të them është se përveç transmetimit direkt, pati edhe shkrime. Italia është një vend i madhe dhe ka botime nga e gjithë bota. Unë u ndjeva mirë që libri im  mori vëmendjen e senatit italian.”, u shpreh Leskaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article