Santos: Luajmë për të fituar
Polonia ka mbërritur në Tiranë për të marrë maksimumin. Kjo ishte kryefjala në konferencën për shtyp të rivalëve të Shqipërisë në rrugën drejt Euro 2024. Trajneri Fernando Santos ka pranuar se e njeh forcën e kuqezinjve, gjithsesi, të dy kombëtaret do të futen në fushë për të fituar.
“As unë dhe as trajneri i Shqipërisë nuk hyjmë për barazim, secila skuadër do të luajë për të fituar. Shqipëria është një kundërshtar me shumë cilësi, do të luftojmë. Është një skuadër që zhvillohet vazhdimisht, kam qenë në krye të një skuadre që është ndeshur me Shqipërinë në 2016 dhe jam i vetëdijshëm për forcën e tyre. Në futboll dikush fiton, dikush humbet”.
Kapiteni polak, Krishovjak ka mohuar faktin se në kombëtare ka përçarje dhe se përballë Shqipërisë kanë ardhur më të motivuar se kurrë.
“Shtypi mund të thotë çfarë të dojë, por atmosfera jonë nuk është e rënduar. Kemi ardhur të motivuar, e dimë rëndësinë e ndeshjes. Do të bëjmë çmos që ta fitojmë ndeshjen. Jemi të kënaqur nga skuadra dhe besoj se do t’ia dalim edhe me ndihmën e trajnerit Fernando Santos. Për mua rëndësi kanë pikët se sa loja e bukur. Një humbje në Tiranë do ta komplikonte rrugëtimin e skuadrës polake, duam vetëm rezultatin”.
Përballja e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Polonisë do të transmetohet falas në Televizionin Kombëtar Klan.
Tv Klan
Të ngjashme