Laert Haxhiu, “koka” i grupit kriminal në Lushnjë dhe rivali i emrit të njohur të botës së krimit, Aldo Bares, ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë, ndonëse mbi të rëndojnë vepra të rënda penale. Dëshmitë e Artan Tafanit e nxorën edhe njëherë në pah veprimtarinë kriminale të bandës së Lushnjës, për të cilën tanimë drejtësia ka mundur të sigurojë mjaftueshëm prova që çojnë në zbardhjen e krimeve të rënda.
Policia e Shtetit pohoi se porositës i disa vrasjeve të bujshme dhe dhjetra ngjarjeve kriminale, në bazë të hetimeve e dëshmive të Tafanit, rezulton të jetë Laert Haxhia. Ndonëse i implikuar në shumë ngjarje kriminale, mes të cilave ajo që cilësohet si masakra e Lushnjës, Haxhia ende nuk po i dorëzohet drejtësisë shqiptare. Ndërsa kjo e fundit shprehet se nuk do të dorëzohet përballet kërkesës për esktradimit të tij nga autoritetet greke.
Laert Haxhiu u arrestua në Janinë në maj të këtij viti nga autoritetet greke, por kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin e tij nuk u pranua nga vendi fqinj. Në konferencën për mediat, përfaqësues të Policisë së Shtetit theksuan se do të tentojnë sërish negocimin me vendin fqinj, të cilit do t’i paraqesin faktet e provat që implikojnë Laert Haxhiun në ngjarje kriminale.