“Pothuajse e mbyti”, bëhet virale ndërhyrja horror e portierit të Norwichit ndaj sulmuesit të Hullit

9 months ago 7

Portieri i Norwich Cityt, Angus Gunn, është bërë viral për një ndërhyrje horror ndaj sulmuesit të Hull Cityt, Aaron Connolly, e cila për çudi përfundoi me goditje të lirë në favor të ekipit mysafir.

Të dy skuadrat u përballën në mbrëmjen e së premtes në ndeshjen hapëse të xhiros së 27-të të Championship, ku mysafirët e Norwichit fituan 2-1 në stadiumin MKM.

Mysafirët kaluan në epërsi 2-0 me golat e Jonathan Roëe dhe Christian Fassnacht, përpara se i huazuari nga Liverpool, Tyler Morton të shënonte golin e nderit në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar 1-2.

A battling win 💪 pic.twitter.com/1OmX90ngNd

— Norwich City FC (@NorwichCityFC) January 12, 2024

Por, loja mund të kishte shkuar shumë ndryshe nëse do të kishte pasur një rezultat të ndryshëm nga ndërhyrja ‘vrastare’ e portierit Gunn ndaj Connolly.

Incidenti, i cili ndodhi në 10 minutat e para të lojës, pa që ish-portieri i Anglisë U21 të dilte nga porta e tij në një përpjekje për të ndërprerë një pasim. Por, Connolly, i cili ka tetë gola në ligë këtë sezon, po përpiqej gjithashtu të arrinte atje i pari.

Sulmuesi më pas përfundoi në tokë pasi Gunn u hodh, humbi topin dhe aksidentalisht u përplas me kokën e Gonnolly.

Angus Gunn just got a free-kick for doing this against Aaron Connolly. 🤯🤯 pic.twitter.com/phzE5I5pHx

— Sunday League Footy (@SundayChants) January 12, 2024

Për habinë e të gjithëve që shikonin, dueli në fakt rezultoi në një goditje dënimi kundër Connollyt, pra në favor të ekipit mysafir.

Reprezentuesi i Republikës së Irlandës, i cili ra me pjesën e pasme të kokës pas goditjes, nuk ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen për shkak të tronditjes dhe u zëvendësua në minutën e 14-të. /Telegrafi/

Read Entire Article