Pr.ligji për studentët e Mjekësisë, Açka: Masë shumë ekstreme! Balla: Interesi publik kombëtar është gjëja më e rëndësishme

1 year ago 26
Reklamë

Deputetja demokrate, Flutura Açka është shprehur kundër projekt ligjit për studentët e Mjekësisë.

Açka: Duhet ta bëjmë vendin tonë të dëshirueshëm, në sytë e mi është një masë shumë ekstreme dhe nxitimi juaj është i pavend. Aq më shumë të përfshini këtë kontigjent që hyn në masën tuaj. Nuk është diskutuar me grupet e interesit as ndonjë konsultim urgjent nuk është bërë, nuk e shoh të arsyeshme që të hyjë në kuvend me aq nxitim. Shkelja e të drejtave të njeriut, është e papranueshme të vendosim me dhunë pa krijuar mjedisin për t’i sqaruar njerëzit, jam e sigurt që studentët të protestojnë  edhe unë jam me për të marrë masa që fëmijët të mos na ikin. Një zonje të Bundestagut i thashë që ju jetoni në Gjermani dhe i keni marrë të gjithë mjekët, e dini që kushtojnë para dhe po jua japim të gatshëm, i ktheni paratë shteti shqiptar, jo të detyrosh fëmijën të qëndrojë pesë vite dhe të bëhesh korrekt. Leninin e keni shumë qejf, dhe ai thotë nëse një gjë do ia nxjerrësh bojën nxirre atë në ekstrem.

Balla: Sot nuk miratohet pr. Ligji, hyn në procedurë dhe parlamenti parasheh që gjatë diskutimit në dy komisionet, ai i edukimit dhe ligjeve do të planifikojnë gjatë punës 2 javore të dëgjohen të gjithë. Jemi betuar para shqiptarëve se interesi publik kombëtar është gjëja më e rëndësishme për ne, nëse do të përfshinim betimin e Hipokratit që bën çdo mjek kur merr profesionin, bëhen bashkë dhe tejkalojnë interesat e vogla. 1200 mjekë shqiptarë që kanë përfunduar studimet dhe sot nuk ua ofrojnë këtë shërbim qytetarëve shqiptarë. Ky është një investim i Shqipërisë së përbashkët, ky është interesi, për këtë na kanë sjellë shqiptarët këtu, ju i shikoni njerëzit si vota, sa herë del një lloj pakënaqësie jeni të gatshëm të merrni krahun e kundërt. Jeni deputetët e kuvendit të Shqipërisë.

 Tabaku: Seanca e datës 20 korrik është tashmë e ngarkuar. E pamundur që të diskutohen në dy javë dy ligje të rëndësihme. Komisioni i shëndetësisë duhet të përfshidhet në diskutime, duhet të ketë diksutim në lidhje me këtë cështje. Përndryshe vazhdoni miratojini ashtu sic e keni bërë gjithmonë.

Top Channel

Read Entire Article