Prefekti i qarkut të Vlorës në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, policinë dhe bashkitë mbi masat në festat e fundvitit. Kjo edhe në bazë të një udhëzimi të përbashkët të tre ministrive, ministrise së Brendshme, Mbrojtjes dhe asaj te Financës kryesisht në parandalimin e mjeteve piroteknike.
Prefekti Flamur Mamaj ka theksuar se në bazë të ketij udhëzimi ndalohet importi, eksporti, magazinimi i tyre ndërsa përdorimi i tyre është i dëmshëm. Për këtë qëllim është kërkuar bashkëpunim dhe angazhim nga të gjitha institucionet duke nis nga policia, dogana, tatimet dhe të gjitha institucionet vendore. Plani i masave parashikon që për këto mjete të ketë gjobë dhe sekuestrim për të gjitha ato subjekte që do të tregtojnë.
Sipas prefektit ka nje plan masash edhe për situatën e trafikut dhe Qarkullimit, nga drejtoria e policisë ku qëllimi mbetet evitimi i problematikave gjatë këtyre ditëve por edhe në natën e ndërrimit të viteve.