Dje është mbajtur raundi i parë i zgjedhjeve për president në Maqedoninë e Veriut.
Për të diskutuar në lidhej me ngjarjen, në një lidhje skype në News24 ka qenë gazetari dhe analisti Nazim Rashidi.
Ai ka deklaruar se rezultati i djeshëm ku u shpall fituese kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Davkovishte i pritshëm dhe pak a shumë siguron që në garë me presidentin aktual Stevo Pendarovski në raundin e dytë, do të shpallet fituese Gordana Siljanovska-Davkovishte.
“Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Davkova fitoi me një numër të madh votash. Dallimi i votave është e sigurt që do të bëjë presidente kandidaten që fitoi ditën e djeshme. Rezultati i deshëm ishte i pritshëm.
Ai foli edhe në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen pas dy javësh.
“Partitë shqiptare kushdo që do të jenë pjesë e koalicionit në qeverinë e ardhshme…. do të kemi një situatë ku do të ketë një ngërc në krijimin e qeverisë sepse të dy blloqet shqiptare e kanë qëllim integrimin pra pranimin që të përfshihen bullgarët në kushtetutë. Në këtë kontekst presidenti nuk ka shumë peshë”, tha ai.
Në lidhje me mbështetjen që dy kandidatët shqiptarë mund të japin për presidentin aktual Pendarovski, Rashidi tha e nëse do të tentojnë subjektet shqiptare për të afruar me VMRO-DPMNE që të bëjnë qeverinë bashkë, duhet të qëndrojnë neutralë në lidhje me qëndrimin për presidentin e ardhshëm.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb