Politologu Adri Nurellari, ekspert për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në emisionin “Open” në News24, ku ëhstë diskutuar mbi zgjedhjet Presidenciale në SHBA dhe tërheqjen e Joe Biden nga një rikandidim, tha se dukej qartë se Presidenti ishte pothuajse në “telekomandë”.
Nurellari tha se debati nëse Biden mund të vijonte si President edhe për një tjetër mandat ka nisur më shumë se 1 vit më parë.
“Kemi përpjekje të jashtëzakonshme për të mbuluar defektet që ai shfaqte. Ekipi i tij fshehu gjendjen e tij. Biden shfaqej më shumë i robotizuar nga njerëzit përreth. Kjo tregon një degradim të demokracisë.
Tani kemi një figurë të dashur për amerikanët që ishte Joe Biden, që nuk ishte energjik dhe shfaqi probleme me shëndetin, dhe në anën tjetër kemi një kandidat si Donald Trump që sulmoi Kongresin, si asnjëherë më parë”, tha Nurellari.
Ai tha se ka ardhur një moment kur presioni ishte i tillë, sa që detyroi Biden të tërhiqej.
“Ai nuk u shfaq, nuk ka dalë ende, dhe kjo tregon se edhe ai mesazhi që do të jepet do të qendiset mirë. Kostoja nuk është vetëm për lëkurën e presidentit, por për partinë”, tha Nurellari. Sipas tij, ajo që vuri pikën mbi “i” lidhur me tërheqjen e Biden ishte atentati i dështuar nga Trump, i cili edhe në ato momente u ngrit dhe thoshte “luftoni, luftoni, luftoni” dhe ky ishte një mesazh i jashtëzakonshëm në sytë e njerëzve.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb