Presidenti Begaj: Kalabria atdheu i ri i të parëve! Mundësi të reja për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar

1 year ago 17

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot vizitën zyrtare disaditore në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rrajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë.

Presidenti Begaj zhvilloi në Katanxro, një takim me Presidentin e Rajonit të Kalabrisë, Roberto Occhiuto, dhe me përfaqësues të tjerë të komunave dhe provincave të rajonit me të cilët diskutoi për angazhimin e Italisë dhe Shipërisë në mbështetje të diasporës historike arbëreshe si dhe komunitetit shqiptar në tërësi. Një vëmendje e veçantë iu kushtua intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe rajonit të Kalabrisë.

Presidenti Begaj dha këtë deklaratë pas takimit me Presidenti rajonal të Kalabrisë, Roberto Occhiuto:

“Jam i bekuar që ndodhem sot këtu, me ju. Falenderoj shumë Presidentin e Rajonit të Kalabrisë, Institutin Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë! I falenderoj për ftesën, për mikpritjen dhe për për të gjithë mbështetjen.
Kalabria është atdheu i ri i të parëve tanë, të cilët u detyruan të lënë trojet e tyre jo me vullnet dhe dëshirë, por të detyruar nga pushtuesit.
Megjithatë vuajtjen në fillim, ata ditën të trashëgojnë, të ruajnë dhe të promovojnë gjuhën, traditën, kulturën dhe çdo element tjetër të lidhur me identetin shqiptar.

Jam këtu për të falenderuar pasardhësit e Rilindasve Arbëreshë, të cilët kontribuan jashtëzakonisht shumë për pavarësinë e Shqipërisë dhe për forcimin e shtetit shqiptar. Ata janë një frymëzim shumë i madh për ne, model i veçantë i asaj që quhet atdhedashuri.
Në fakt, këmbanat bien prej gjashtë shekujsh dhe tregojnë se sa shumë rreh zemra shiptarit për shqiptarinë.
Do të doja që gjatë kësaj vizite të takoja çdo njeri, të rajonit tuaj. Do të doja të nderoja çdo njeri që ka një reputacion dhe autoritet të padiskutueshëm, sidomos ata arbëreshë.

Aktualisht doja të falendëroja Presiedentin e Rajonit të Kalabrië për të gjithë bisedën e ngrohtë që zhvilluan së bashku. Shqipëri e shikon Italinë mike si portën hyrëse në Komunitetin Evropian. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë politik mes dy vendeve. Kemi vizita të ndërsjella të nivelit të lartë të cilat nuk kanë ndodhur më parë.
Po ashtu Italia zë vendin e parë në Shqipëri për shkëmbimet tregtare, por së bashku me Presidentin menduam që duhet të jetë Kalabria e para.

Ne do të shikojmë në të ardhmen për të gjitha mundësitë që mund të ofrojnë të dy vendet për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, në fusha me interes të ndërsjellë. Presidenti e ka arritur me vendosjen e linjës ajrore direkte dhe për 50 minuta vjen nga Tirana në Kalabri. Hapat e parë janë hedhur. Do të shohim tani mundësi të tjera bashkëpunimi nëpërmjet universiteteve dhe rritjes së shkëmbimit tregtar dhe siç e thashë, në fusha me interes të përbashkët.”

Top Channel

Read Entire Article