Presidenti Begaj në Shijak: Fuqizimi i bizneseve vendase dhe të huaja garantojnë më shumë vende pune

9 months ago 6

Presidenti i Republikës Sh.T.Z, Bajram Begaj zhvilloi takime me biznesmenë të Bashkisë së Shijakut, që operojnë si investime të huaja dhe shqiptare.

Presidenti theksoi rëndësinë e shtimit të investimeve serioze të huaja si edhe të sipërmarrjeve të ndershme vendase, të cilat shërbejnë për zhvillimin e objektivave të qëndrueshëm dhe modele për një të ardhme më të mirë.

Ai vizitoi fillimisht kompani të cilat janë hapur pas viteve ’90 si sipërmarrje familjare të vogla dhe sot janë forcuar duke hyrë në tregjet ndërkombëtare.

Presidenti Begaj e vlerësoi sipërmarrjen e 6 vëllezërve, në fushën e gastronomisë, kulinarisë dhe turizmit, duk u shprehur se “Ky është një shembull se vetëm me punë të ndershme mund të bësh vepra të mira” .

Presidenti përgëzoi sipërmarrësit për investimin në bujqësi dhe bletarie. “Përmes ngritjes dhe fuqizimit të bizneseve garantohen më shumë vende pune për familjet dhe komunitetet”, tha Begaj, ndërsa përgëzoi investimet italiane.

Top Channel

Read Entire Article