Presidenti Begaj takohet me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë

1 year ago 17
17:45 23/09/2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Nju Jork edhe me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Në veçanti Presidenti Begaj dhe Mbreti Abdullah i II u ndalën tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me fokus të vecantë turizmin.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu edhe rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.


Të ngjashme

Read Entire Article