Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

5 months ago 3

Kylian Mbappe ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni pas shtatë viteve qëndrim në Parc de Princes.

Sulmuesi francez largohet si lojtar i lirë pasi kontrata me PSG-në i skadon më 30 qershor.

E ardhmja e sulmuesit francez pritet të jetë në La Liga te Real Madridi dhe këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

I pari i shtetit francez i ka bërë një lutje të madhe Realit, për ta lejuar Mbappen të luaj në Lojërat Olimpike verore ‘Parisi 2024’.

“Llogaris që Reali i Madridit ta lejojë Kylian për Olimpiadën, kështu që mund të vijë dhe të luajë me skuadrën franceze”, deklaroi Presidenti i Republikës në Twitter, në një video ku ju përgjigjej pyetjeve të ndryshme.

Reali i Madridit ndërkohë më parë ka lajmëruar se nuk ka si synim të lëre të lirë lojtarët e tij për turneun olimpik që nuk bën pjesë në datat e FIFA-s dhe klubet nuk kanë detyrimin për ta bërë diçka të tillë.

Los Blancos i kanë bërë të qartë lojtarëve të tyre se mund të luajnë vetëm në një garë me Kombëtaret e tyre si Euro 2024, Kupa e Amerikës ose Lojërat Olimpike.

Gjithsesi duhet pritur edhe disa kohë derisa Reali do ta zyrtarizojë Mbappen, edhe pse tanimë është e ditur se francezi do të zbarkojë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Read Entire Article