Presidenti Zelenski mbërrin në aeroportin e Rinasit

7 months ago 26
23:09 27/02/2024

Avioni i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte. Ai u prit nga Ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali.

Tirana do të jetë kryeqendra e diplomacisë europiane për dy ditë me radhë ku do të zhvillohet samiti i Ukrainës dhe ai i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Takimin e parë, Zelenskyy do ta ketë me kryeministrin Edi Rama.

Për mbarëvajtjen e Samitit të Ukrainës dhe atij për Ballkanin Perëndimor, policia ka ndërmarrë një plan të detajuar masash. Për arsye sigurie duke filluar që nga mbrëmja e kësaj të marte, do të ketë bllokim të rrugësh, ndërsa rreth 1500 forca policie do të angazhohen në terren.

Para mbërritjes në Tiranë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky realizoi një vizitë të paparalajmëruar në Arabinë Saudite. Zelensky ka diskutuar me princin e kurorës Mohammed bin Salman një plan paqeje si dhe kthimin e të burgosurve të luftës nga Rusia./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article