Presnel Kimpembe publikon imazhe tronditëse të lëndimit të rëndë që ka pësuar

5 months ago 9

Presnel Kimpembe i ka shfaqur imazhet tronditëse të lëndimit të tij, aty ku shihet se zona e tendinit të Akilit është tërësisht e qepur.

Kimpembe nuk ka pasur shumë fat me lëndime dhe e ka humbur pothuajse tërë sezonin. Reprezentuesi francez kaloi muaj duke u rikuperuar nga ky lëndim, dhe u rikthye në fushë në muajin nëntor.

Sidoqoftë, 28-vjeçari duket se u rikthye shpejt në fushë, dhe menjëherë iu nënshtrua operimit në tendinin e Akilit në javën e parë të janarit.

Përkundër faktit që ka luajtur vetëm katër ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, Kimpembe ka shpërndarë disa fotografi për të festuar titullin e kampionatit të fituar nga PSG-ja.

🇫🇷🤕 Presnel Kimpembe shows the reality of his most recent injury…

He suffered an achilles tendon rupture which has kept him out of action for 400+ days.

The photo is the back of his foot all stitched up. Sending strength to him. ❤️ pic.twitter.com/JeIXS0UOD3

— EuroFoot (@eurofootcom) May 13, 2024

“Një trofe më shumë dhe i 50-ti në histori të PSG-së. Ka qenë një sezon i vështirë, por u rrita personalisht. Ka edhe një trofe për ta fituar së bashku”.

“Të gjitha pengesat e përforcojnë vendosmërinë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Kimpembe në Instagram.

Në mesin e fotografive të postuara ishte edhe këmba e tij e cila shihet që ka një numër të madh qepjesh./Telegrafi/

Read Entire Article