Prezenca e OSBE/ODIHR reagon për Reformën Zgjedhore: Presim angazhim me të gjithë aktorët

10 months ago 19

Prezenca e OSBE/ODIHR  në Shqipëri ka reaguar përmes një postimi në X (dikur Twitter), ku shprehen të lumtur që reforma zgjedhore, është në qendër të debatit politik.

Prezenca ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe mundësinë e votimit të emigrantëve.

“Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. @OSCEinAlbania qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit”, shkruhet në postim.

Në fund theksohet se “mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme.”

Top Channel

Read Entire Article