“Procedimi nisi në të njëjtën ditë kur u bë kallëzimi i rremë”, Berisha: Vetëm një prokuror skllav i pushtetit mund ta bënte këtë me urdhër politik

10 months ago 5

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Open” në News 24, se procedimi penal ndaj tij ishte bashkëshortit të vajzës, Jamarbër Malltezi në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani” nisi në të njëjtën ditë kur u bë denoncimi.

“Taulant Balla më datë 1.12.2020 ka dorëzuar kallëzimin e tij të rremë penalë. Më datë 1 e merr në dorëzimin kallëzimin. Më datën 1 dhjetor shpall procedimin penal bazuar në këtë dosje. A mund të ndodhë kjo në botë? Vetëm urdhri politik mund të bëjë këtë gjë të turpshme.

Ti mund të dorëzosh një dosje dhe kalon në protokoll dhe shefi e kalon për shqyrtim. Kjo tregon se është urdhër politik dhe plotësisht e paligjshme.

Si mund të shpallësh procedim penal pa e shqyrtuar dosjen. Dosja për t’u lexuar kërkon një ditë. Ti bëje të nesërmen. Që të thyej çdo ligj prokurori, ai është skllav i pushtetit. Arben Kraja nuk duhet të ishte aty”, theksoi Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article