Profesori për deklaratën e Hill-it: E habitshme, por t’ia thotë edhe Vuçiqit!

1 month ago 25

Dje, u ngrit aktakuza ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, sulm ky i ndodhur më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, shteti i tij avokon që sulmuesit të mbahen përgjegjës.

Ky qëndrim i Shteteve të Bashkuara, sipas tij, është i njohur prej kohësh.

Profesori dhe analisti, Binak Maxharraj, ka thënë se, qëndrimi i Hill-it duket pak i habitshëm duke pas parasysh marrëdhëinet e mira që ka me Vuçiqin.

“Dje prokuroria e Kosovës gati pas një viti e ka ngritë akt padinë në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë në veri të Kosovës. Në aktakuzë janë të përfshirë 45 të akuzuarë në krye me Milan Radojçiqin.

Lidhur me këtë aktakuzë paska fol edhe ambasadori kontraverz në Serbi, Christofer Hill. Hill njihet si përkrahës i Serbisë dhe i presidentit Vuçiq në raport me Kosovën. Ai thekson se aktakuza e ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë thekson se sulmuesit duhet të mbahen përgjegjës që do të thotë se duhet të dënohen.

Ky qëndrim pak si habitshëm duke i pasë raportet e mira të tij me Vuçiqin të cilit për asgjë deri më tashti nuk ia ka prishë Vuçiqit për të gjitha turbulencat e tij për dhe rreth Kosovës”, potencon ai.

Sipas tij, Hill, qëndrimin e tij duhet t’ia thotë edhe presidentit serb, sepse Radoiçiqin sulmin nuk e ka bërë krye në veti, sepse dihet që është varës i Vuçiqit.

“Deklarimin e tij se “sulmuesit terrorist në Banjskë që për qëllim kishin aneksimin e veriut të Kosovës” duhet të mbahen përgjegjës që do të thotë se duhet të gjykohen dhe dënohen .

Ky qëndrim të amb.Hill mbase është edhe qëndrim i Amerikës, a e ka bisedu edhe me presdientin e Serbisë për mundësinë e arrestimit të sulmuesve terroristë në krye me Milan Radoiçiqin, pasiqë dihet se Radoiçiq nuk ka bërë asgjë n’krye n’vete pos me direktivën e vetë presidentit Vuçiq.

Pra, duhet që këtë qëndrim Hill lidhur me aktakuzën e Kosovës për këtë grup terrorist t’ia thotë edhe presidentit të Serbisë Vuçiq për mundësinë e arrestimit të këtij grupi terrorist apo t’ia dorëzoi organeve të Kosovës, sespe Radoiçiq është varësi i Vuçiqit për çdo gjë që ai ka vepruar në veri të Kosovës e në veçanti në sulmin terrorist në Banjskë të Leposaviqit të cilin Vuçiq në asnjë mënyrë nuk do ta bëjë sepse me këtë i jep fund karrierës së tij politike ngase krejte veprimet e grupit kriminel të Radoiçiqit janë bërë me urdhrat e vetë Vuçiqit”, nënvizon profesori.

comment

Read Entire Article