Projektligjet u miratuan pa diskutime/ Berisha: Turpi i radhës i mazhorancës! Sakrifica jonë vazhdon

1 year ago 21

Sakrifica e opozitës nuk do të ndalojë, deri në rikthimin e të drejtës kushtetuese, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha, pas seancës plenare, që u mbajt sot në kushte të pazakonta.

Sipas Berishës, mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama po i mohojnë të drejtat opozitës,

“Ne jemi opozita e të drejtave të mohuara, si kurrë ndonjëherë në 32 vite. Rama i ka mohuar opozitës të drejtë për të kërkuar ngritjen e 8 komisioneve parlamentare. Kjo kërkesë mohohet, sepse në epiqendër të këtij hetimi, do të vendoset edhe Edi Rama. Nuk mund të pranojë ai kërkesën për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit. Thjeshtra e tij vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik. Është ndërtuar, thotë Linda Rama, me para gjaku. Nuk besoj se vëllai i saj është marrë me gjak ose gjëra të tilla”.

Miratimin e projektligjeve pa asnjë diskutim, Berisha e cilëson turpin e radhës.

“Kemi shpallur grevë të përkohshme, aq sa do të vazhdonte turpi i parlamentit. Ai quhet miratim? Ai quhet turpi i mazhorancës, ky është turp. Të shohin qytetarët se çfarë parlamenti kanë”, u shpreh kryeministri para gazetarëve.

Këtë aksion të opozitës, ish-kryeministri e quan një sakrificë.

“Kemi vendosur të sakrifikojmë së pari ne vetë. Kjo sakrificë, pa rikthimin e të drejtës kushtetuese për komisionet parlamentare dhe të drejtat e opozitës për të pasur përfaqësuesit e vetë në komisione”.

Ndërsa për Lulzim Bashën, që edhe sot mungoi në Kuvend, Berisha thotë se po zbaton porositë e kryeministrit:

“Basha vazhdon zbaton porositë e Ramës. Zoti peng, ia mbylli dosjen Rama, për ta keqshfrytëzuar si po e bën”.

Top Channel

Read Entire Article