“Protesta ka pasur dhe do të ketë, por…”, Meta për aksionin parlamentar: Opozita duhet të luftojnë disa fronte njëkohësisht

9 months ago 24

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta foli për aksionin opozitar parlamentar, duke u ndalur te protestat dhe greva e urisë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Meta tha se protesta ka pasur dhe do të ketë, ndërsa shtoi se nuk është e vetmja rrugë.

Kreu i PL-së u pyet për skenarin e grevës së urisë, ku tha se opozita duhet të luftojë në disa fronte.

“Protesta ka pasur dhe do ketë vazhdimisht. do ketë gjithmonë, por nuk mendoj se vetëm rruga e protestave është e vetmja rrugë.”, u shpreh Meta.

Për sa i përket skenarit të grevës së urisë, tha se “opozita duhet të luftojë në disa fronte njëkohësisht”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article