Protesta para Bashkisë Tiranë, Bardhi u bën thirrje qytetarëve: Koha për të mbajtur përgjegjësi

6 months ago 1

Një ditë para protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen nesër.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se tani është koha për të mbajtur përgjegjësi pasi sipas tij “korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërinë dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur”.

“Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërinë dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur. Koha për të mbajtur përgjegjësi. Nesër, ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës, sëbashku me qytetarët e ndershëm të Tiranës”, shkroi Bardhi në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article