Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti, në protestën para Bashkisë Tiranë, i ka bërë thirrje SPAK që të shqyrtojë dosjet që ka në tavolinë e të çojë para drejtësisë të çdo zyrtari i cili ka abuzuar me detyrën.
Ai tha se prindërit tanë rrëzuan diktaturën, ndërsa brezit tonë i takon të rrëzojmë regjimin.
“Sot edhe pse dita më e nxehtë e verës, qytetarët nuk ndalojnë së protestuari e për të kërkuar të drejtat tona.
Policët që sot e ruajnë do të jenë ata që do t’i vënë prangat pasie drejta do të triumfojë. Prindërit tanë hodhën poshtë diktaturën, ne na takon të hedhim poshtë këtë regjim.
Sot Shqipëria e opozitarët të bashkuar nën flamurin e PD, nuk do të dorëzohemi. Sepse jemi me të drejtën e të vërtetën. Nuk ka forcë që e ndal popullin të fitojë të drejtat.
Thirrje SPAK: Ke dhjetëra denoncime në tavolinë, qindra faqe dosje, merri e shqyrtoi dhe çoi para drejtësisë fajtorët”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb