Provokimet nga tifozët për futbollistët, Barcelona merr një vendim të papritur që i prek të gjithë adhuruesit e tyre

6 months ago 9

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez është bërë viral me një veprim të tij të hënën në mëngjes.

Zakonisht para dhe pas stërvitjeve të Barcelonës, shumë tifozë presin për autografe dhe foto me lojtarët, derisa ata nuk zgjedhin forma për t’i ndalur yjet e tyre.

Disa nga ta edhe i ofendojnë lojtarët si në rastin e Inigo Martinez i cili u ndal dhe e kërcënoi një tifoz të mitur.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi spanjoll ‘AS’ janë disa tiktokerë që ofendojnë futbollistët madje janë në gjendje edhe të dalin para veturave të tyre vetëm që t’i bëjnë disa video për tu bërë viral në rrjetet sociale.

Barcelona ka kërkuar ndihmën e policisë vendase, pasi sigurimi privat nuk po arrin të zgjidhë këtë problem.

⛔️✋🏼 Inigo Martinez said stop to some fans insulting him. pic.twitter.com/YZJcs8WFFe

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 1, 2024

Tani klubi ka marrë një vendim që do t’i prekë edhe tifozët e vërtetë të tyre.

Për të gjitha këto, klubi katalanas ka fshehur edhe orarin e stërvitjeve, i cili nuk është më publik, por gjërat përsëriten nga dita në ditë.

Sigurisht që ky vendim i Barcelonës për ta fshehur orarin e stërvitjeve nuk i ka pëlqyer adhuruesve të vërtetë të tyre pasi ata tani nuk mund t’i takojnë nga afër dhe të bëjnë foto me idhujt e tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article