Vijon mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat.
Deputeti Eduart Shalsi ka prezantuar nismën e Partisë Socialiste në lidhje me krijimin e një nënkomisioni i cili do të merret me verifikimin e punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ai ka deklaruar se synohet krijimi i një marrëdhënieje të re mes Kuvendit dhe KLSH.
Ndërkohë opozita e ka quajtur një propozim të tillë, si lëvizje politike për të kontrolluar KLSH-në.
“Ky është një sulm ndaj institucioneve të pavarura”, u shpreh Jorida Tabaku.
Ndërkohë, maxhoranca paralajmëron nismë për auditimin e sektorit publik.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb