PS refuzoi Bylykbashin në vend të Alibeajt, zbardhet propozimi i Salianjit: Ta rikompozojmë kërkesën, gjykata pezulloi ëndrrat e disave që…

10 months ago 21

Balkanweb app Get it on Google Play

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur diskutimet mes deputetëve të opozitës në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura një ditë më parë, të grupit parlamentar të PD.

Ndërsa PS ka deklaruar se për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare nuk janë dakord me objektin e hetimit, Ervin Salianji ka propozuar që të rikompzojnë kërkesën.

Po ashtu ai thotë se “gjykata pezulloi ëndrrat e disave për të qenë përfaqësues të PD dhe ne si përfaqësues të PD-së duhet të riparaqesim kërkesën për t’iu hequr çdo alibi!”.

“Kauza për rikthimin në shinat e kushtetutës dhe ligjshmërisë së parlamentit ka pasur sukses qoftë në sensibilizimin në media, në reagimin e partnerëve ndërkombëtarë, apo në mbështetjen e opinionit publik për drejtësinë e kauzës sonë! Thënë këtë propozoj që ta diversifikojmë aksionin! Së pari në raport me partnerët që reaguan ne duhet të jemi fleksibël për të treguar plotësisht përgjegjësinë e PS! Në këtë kontekst ne duhet të riformulojmë kërkesat pa hequr asgjë nga thelbi i tyre, të vendosim përgjegjës Ramën para opinionit dhe partnerëve! Kërkesa për rikompozimin e komisionit të reformës zgjedhore sepse kemi tjetër kontekst, gjykata pezulloi ëndrrat e disave për të qënë përfaqësueses të PD dhe ne si përfaqësueses të PD-së duhet të riparaqesim kërkesën për t’iu hequr çdo alibi!

Së treti, ne pa asnjë kompleks dhe menjëherë duhet te depozitojmë në Gjykatën Kushtetuese padinë për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së marrëveshjes me Italinë! Italia është partner strategjik dhe vend mik por ne përfaqësojmë qytetaret shqiptare, interesat e tyre dhe mbrojmë interesin publik dhe kushtetutën! Bashke me aksionin në parlament ne duhet të ngremë qytetaret në protestë!”, ka deklaruar Salianji.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article