Edi Rama komentoi edhe për çështjen Charles McGonigal, për të cilën tha se nuk ka lidhje me ato që thuhen në ambientin politik.
Rama u shpreh se nuk ka asnjë shqetësim për këtë çështje, e cila sipas tij është hetuar në SHBA.
“Pse duhet të jem i shqetësuar unë për rastin McGonigal, kur ajo çështje është hetuar në SHBA. S’ka asnjë lidhje me ato që thuhen këtu. SPAK të hetojë, s’ka asnjë problem”, tha ai.