Pse është “zhdukur” nga daljet mediatike? Përgjigjet Ilir Meta: Ma ka kërkuar mjeku, duhet të qëndroj larg ambienteve toksike

9 months ago 17

I ftuar sot në një intervistë në News24 në rubrikën “Opinion”, kreu i Partisë së Lirisë, ka folur për zhvillimet e fundit politike.

Por ai nuk ka mundur t’i shpëtojë as pyetjes, se cila është arsyeja që kohët e fundit është shfaqur më pak në dalje mediatike.

Ai sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, dhe sapo të rikuperohet do të rikthehet sërish.

“Jam këshilluar nga mjekët të qëndroj sa më larg të jetë e mundur ambienteve të mëparshme dhe toksike, deri në një moment rikuperimi të plotë, i cili po ndodh”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article